LajmeMaqedoniTopLajm

Jajaga takon strukturat e asamblesë së gruas së Aleancës për Shqiptarët në Gazi Babë

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Tiron Jajaga sot ka takuar strukturat e kësaj partie në degën e Gazi Babës në Shkup, ku së bashku me përfaqësuesen nga Kryesia qendrore, znj.Nebahate Livareka thanë se Aleanca për Shqiptarët po vjen më e organizuar, e reformuar, unifikuar dhe e gatshme për betejën përpara në krye me liderin z.Ziadin Sela, shkruan Top24

Postimi i plotë i Jajagës:

Takim i strukturave të degës, nëndegëve dhe Asamblesë së gruas pranë Aleancës për Shqiptarët-Dega Gazi Babë, Shkup, me
Sekretarin organizativ të ASH-së, z.Tiron Jajaga dhe përfaqësuesen nga Kryesia qendrore, znj.Nebahate Livareka.
Aleanca për Shqiptarët po vjen më e organizuar, e reformuar, unifikuar dhe e gatshme për betejën përpara në krye me liderin z.Ziadin Sela.
Ky nivel i organizimit tregon jo vetëm vitalitetin apo unitetin tonë partiak, por edhe seriozitetin e paraprirjes për sfidat, betejat që na presin dhe zgjedhjet e ardhëshme elektorale.
ASH dega Gazi Babë është e gatshme dhe organizuar, siç e ka dëshmuar me fitore në çdo cikël zgjedhor! Gati me strukturën dhe aktivistët, për idealin kombëtar dhe për të ndjekur vizionin e liderit të ASH-së z.Ziadin Sela.

Related Articles

Back to top button
Close
Close