
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në twiter ka njoftuar se nga BE për Maqedoninë e Veriut do të dorëzohen 119 mijë vaksina.
“Ne jemi afër partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë Zoran Zaevit, 119.000 doza vaksina do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut prej maj deri në fund të gushtit. Në këtë çështje jemi bashkë”, shkruan Ursula von der Leyen. /SHENJA/


