Ja sa ndjekës kanë në rrjetet sociale liderët shqiptarë në Maqedoni

Modernizimi i teknologjisë si dhe përdorimi i rrjeteve sociale ka bërë që shumica e politikanëve në botë të komunikojnë përmes këtyre rrjeteve e në mesin e tyre dhe Facevbook, shkruan TOP24.
Po si qëndrojn liderët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, sa njerës ndjekin ata në këto profile sociale TOP24 ju sjellë një pasqyrë për secilin në veçanti.
Në mesin e liderëve më të ndjekur në Fb është kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela i cili ka një ndjekshmëri prej 98mi ndjesish i pasuar nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti i cili ka një ndjekje prej 96mi ndjekësish,shkruan TOP24.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka një ndjekshmëri në rrjetet sociale prej 38mi ndjeksish i pasuar nga kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami me një ndjekje prej 27mi ndjekësish.
Në listë mungon kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i cili karakterizohet se është një nga liderët e vetëm në vend që nuk ka një profil zyrtarë në FB por një i tillë tani më egziston në emër të partisë që Thapi drejton.
Por sa janë real këto ndjekës, për TOP24 një inxhinjer i Informatikës shprehet:
“Mbështetja e Liderëve në rrjetet sociale len për të dëshiruar por kam frigë se shumica nga këta ndjekës mund të jenë Afrikan, Kubanez apo ngjajshëm siç ka ndodhur në ndjekjen LIVE të disa liderëve fqinj, ku mbështetja ju vinte nga shtete që dëgjoheshin madje për herë të parë”, ai më tej shtoi se në këtë kohë të teknologjisë numri i ndjekësve mund të jetë i rejshëm kështu që rrjetet sociale smund të jenë parametër i mbështetjes reale në teren.TOP24







