MaqedoniTopLajm

Ja çfarë marrveshje u nënshkrua në Strugë nga Arjanit Hoxha dhe Bledi Çuçi

Bledi Çuçi vijon me postim :

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të kenë struktura të përbashkëta për menaxhimin e ekosistemit në Liqenin e Ohrit dhe Prespës së Madhe. ? Me homologun Arjanit Hoxha nënshkruam në Strugë Marrëveshjen për Menaxhimin e Përbashkët të Qëndrueshëm të Peshkimit në këto dy liqene.??? Peshqit dhe fauna peshkore nuk kanë as pasaportë e as kufij.? Kur ne popullojmë liqenet, siç hodhëm këtë vit rreth 1.6 milionë rasate korani në Ohër, ato nuk i takojnë Shqipërisë, por janë të liqenit në tërësi.? Sfida jonë e përbashkët është ta shfrytëzojmë në mënyrë të përgjegjshme këtë pasuri të të dy vendeve tona dhe të Europës.?????? Pas nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen e çertifikatave fitosanitare për qarkullimin e produkteve bujqësore, kjo që nënshkruam në Strugë është një tjetër hap i rëndësishëm drejt iniciativës strategjike të Shengenit Ballkanik për zhvillimin e rajonit tonë. ✍Falë vullnetit të përbashkët të të dy vendeve, bujqësia dhe zhvillimi rural po japin një shembull domethënës duke hequr çdo barrierë në funksion të zhvillimit të dy vendeve tona.? Një falënderim për grupet e punës dypalëshe që punuan për realizimin e marrëveshjes me mbështetjen edhe të GIZ.? Së shpejti ne do të nënshkruajmë një marrëveshje të ngjashme për Liqenin e Shkodrës edhe me Malin e Zi.✅

Related Articles

Back to top button
Close
Close