Bota

Izraeli sulmon selinë ushtarake të Sirisë në Damask (FOTO)

Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore në Siri, duke përfshirë edhe goditjen e ministrisë së mbrojtjes dhe një “objektiv ushtarak” në “zonën e pallatit presidencial në Damask.

Siç raporton BBC, transmeton Klankosova.tv, Izraeli thotë se forcat e tij po mbrojnë komunitetin pakicë Druze dhe synojnë të eliminojnë forcat pro-qeveritare të akuzuara për sulmin ndaj tyre në rajonin jugperëndimor Suweida të Sirisë.

Kjo vjen pas ditësh përleshjesh vdekjeprurëse midis grupeve të armatosura beduine dhe druze në Suweida.

I dërguari amerikan Tom Barrack u ka bërë thirrje të gjitha palëve të “tërhiqen” nga dhuna e cila është përshkallëzuar ditët e fundit.

Ndërkaq, tre persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Damask, njofton Ministria e Shëndetësisë siriane. 34 të tjerë janë plagosur, shton ministria në përditësimin e saj të fundit mbi ndikimin e sulmeve. / Klankosova.tv

Një ndërtesë e dëmtuar në qendër. Përpara saj ka rrënoja dhe një makinë të bardhë të dëmtuar. Në plan të parë ka tre pemë.

Dy burra ecin mes rrënojave. Pas tyre është një ndërtesë e dëmtuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close