
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Houthi tha se të paktën 4 persona u vranë dhe 29 u plagosën nga sulmet izraelite. Sulmet ndodhën teksa Izraeli goditi më shumë objektiva në Liban, ku bombardimet e intensifikuara prej dy javësh kanë vrarë një varg liderësh të lartë të Hezbollahut dhe kanë dëbuar qindra mijëra njerëz nga shtëpitë e tyre.
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Houthi tha se të paktën 4 persona u vranë dhe 29 u plagosën nga sulmet izraelite. Sulmet ndodhën teksa Izraeli goditi më shumë objektiva në Liban, ku bombardimet e intensifikuara prej dy javësh kanë vrarë një varg liderësh të lartë të Hezbollahut dhe kanë dëbuar qindra mijëra njerëz nga shtëpitë e tyre. Izraeli u zotua këtë të diel të vazhdojë sulmin e tij.
Huthët e Jemenit kishin nisur sulme sporadike ndaj Izraelit gjatë gjithë asaj kohe, madje duke ndërprerë transportin në Detin e Kuq. Izraeli i shtoi me shpejtësi sulmet e tij ndaj Hezbollahut dy javë më parë me qëllim për t’i bërë zonat veriore të sigurta për banorët që të kthehen në shtëpitë e tyre, duke vrarë shumë nga lidershipi i grupit. Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha se tani po diskutohet për zgjerimin e ofensivës.
Vdekja e Nasrallah i dha një goditje veçanërisht të rëndësishme grupit të cilin ai e drejtoi për 32 vjet. Irani tha se vdekja e tij do të shpagohej. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Liban, por gjithashtu kanë autorizuar ushtrinë e tyre të përforcohet në rajon në shenjë të shqetësimit në rritje.



