LajmeMaqedoniTopLajm

Izet Mexhiti uron Albin Kurtin për fitoren e madhe

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti përmes një postimi ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet e parakoshme të 28 Dhjetorit, shkruan Top24

Mexhiti në postimin e tij shkruan:

Një sihariq i mirë vie nga Kosova. Edhe një fitore e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
I dashuri Albin, është kënaqësi e madhe të shoh fitoren tuaj të re, edhe më të madhe se në zgjedhjet e kaluara. Zgjedhjet demokratike të zhvilluara sot, e rikonfirmojnë që Kosova tashmë ka krijuar një traditë të mirëfilltë demokratike, ku ka garë fer dhe të drejtë.
I dashur Albin,
Nga Shkupi i fitoreve, përgëzime për rezultatin tuaj!

Related Articles

Back to top button
Close
Close