
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka takuar ish kryetarin e komunës së Kaçanikut Rufki Sumën me të cilin gjatë takimit ndanë ide dhe qëndrime mbi tema me rëndësi për qytetarët dhe vendet tona, si dhe mbi angazhimin politik në përgjithësi, shkruan Top24
Kur biseda është e drejtpërdrejtë dhe pa formalitete, takimi merr një kuptim tjetër. Sot, me kënaqësi prita në Komunën e Çairit z. Refki Suma, ish-kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, dhe tani kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjatë takimit ndamë ide dhe qëndrime mbi tema me rëndësi për qytetarët dhe vendet tona, si dhe mbi angazhimin politik në përgjithësi.
E falënderoj z. Suma për vizitën dhe i uroj suksese në zgjedhje, si dhe mbarësi në rrugëtimin e tij politik, në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj.



