LajmeMaqedoniTopLajm

Izet Mexhiti: Shkupi mirëpriti violinistin me famë ndërkombëtare Shkëlzen Doli

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka qenë i pranishëm në koncertin e violinistit shqiptar me famë ndërkombëtare Shkëlzen Doli, i cili performoi mbrëmjen e së enjtes në Filarmoninë e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të festivalit “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare”.

Përmes një statusi publik, Mexhiti theksoi se kjo mbrëmje i dha Shkupit “frymë arti, kulture dhe emocioni shqiptar”.

“Në Shkupin tonë, sonte mirëpritëm violinistin shqiptar me famë ndërkombëtare, Shkëlzen Doli, i cili performoi në Filarmoninë e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të festivalit ‘Skena e Muzikës Serioze Shqiptare’. Një mbrëmje që i dha qytetit frymë arti, kulture dhe emocioni shqiptar”, ka shkruar Mexhiti.

Ai shtoi se Shkupi vazhdon të mbetet një hapësirë ku promovohen vlerat kulturore dhe artistët që përfaqësojnë me sukses emrin shqiptar në botë.

“Krenari të shohësh artistë shqiptarë të këtij niveli në qytetin tonë”, theksoi ndër të tjera Mexhiti në reagimin e tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close