LajmeMaqedoni

Izet Mexhiti: Në Gazi Babë po mbyllet asfaltimi i rrugës 157, nga xhamia deri te shkallët në bulevard

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë ditës së sotme ka vizituar lagjen Gazi Babë ku po asfalltohet rruga 157 nga xhamia deri te shkallët në bulevard. Në këtë rrugë është bërë rekonstruim i tërësishëm me rrjet të ri të ujësjellësit, kanalizim atmosferik funksional, ndriçim publik, asfalt cilësor dhe trotuare të rregulluara që rrisin sigurinë dhe standardin e jetesës, shkruan Top24

“Po përmbyllet asfaltimi i rrugës 157, nga xhamia deri te shkallët në bulevard.Kjo rrugë sot vjen e ndërtuar nga fillimi, me rrjet të ri të ujësjellësit, kanalizim atmosferik funksional, ndriçim publik, asfalt cilësor dhe trotuare të rregulluara që rrisin sigurinë dhe standardin e jetesës. Ky është investim që kthehet drejtpërdrejt te qytetari. 2.8 milionë denarë nga Ministria e Mjedisit për rrjetin e ujësjellësit, dhe rreth 5.2 milionë denarë nga Komuna për pjesën tjetër të projektit. Kjo është punë.Rezultate që duken. Zhvillim që vazhdon.” shkruan Izet Mexhiti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close