LajmeMaqedoniTopLajm

Izet Mexhiti: I gjithë Gostivari është zgjuar për ndryshimin!

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti përmes një postimi në profilin e tij ka ndarë pamje nga takimi i tij me banorët e Çegranit duke shënuar se i gjithë Gostivari është çuar në këmbë për ndryshimin.

Edhe Çegrani don fitore. I gjithë Gostivari është zgjuar për ndryshimin. Si në të gjitha komunat fituese, edhe Gostivari rreshtohet me VLEN-in.
Sonte kjo u pa qartë në takimin me banorët e Çegranit. U pa vullneti për të ecur përpara. U pa energjia e fuqishme për ta kthyer zhvillimin e qytetit.
Ky qytet don udhëheqje të ndershme, punë dhe vendime që sjellin rezultate. Prandaj qytetarët po e përkrahin Nevzat Bejtën. Sepse Gostivari ka nevojë për udhëheqje që punon, jo për premtime t’kota. Ka nevojë për veprim, jo për fjalë.
Dhe, Nevzat Bejta nuk është veç premtim fushate. Është njeri i provuar. E njeh qytetin, i njeh problemet dhe di si t’i zgjidhë. Është njeri i fjalës.
Ndërsa, përball tij qëndron një kundërshtar i konsumuar politikisht, që për vite me radhë e ka mbajtur Gostivarin pa zhvillim. Premtime të njëjta, rezultate zero dhe një politikë që ushqehet me frikë e përçarje. Qytetarët e dinë kush ka bllokuar zhvillimin dhe kush ka menduar vetëm për interesat e veta.
Prandaj Çegrani sonte e bëri të qartë zgjedhjen, don përparim dhe mirëqenie. Dhe do japë votë për Nevzat Bejtën. Do japë votë për Gostivarin!

Related Articles

Back to top button
Close
Close