
Vetëm ndërtimi i hekurudhës së shpejtë nga Tabanovca deri në Gjevgjeli do të kushtojë rreth 2 miliardë euro, por do të nevojiten më shumë para për të blerë trena të rinj, ndërsa do të kushtojë edhe shpronësimi i tokës. Këtë e deklaroi në emisionin “Biznes 21” drejtori i Hekurudhave “Infrastruktura”, Sinisha Ivanovski, duke treguar se nuk ka një vlerësim se sa do të jetë i gjithë investimi në total. Ivanovski gjithashtu nuk ka informacion për normën e interesit të huamarrjes prej 2 miliardë eurove të marrë nga Mbretëria e Bashkuar për hekurudhën.
“Nga aspekti i drejtori t të infrastrukturës, unë i përmbahem fushës që mbuloj dhe nuk kam njohuri personale për kreditë dhe huamarrjet. Supozoj se Ministria e Financave, së bashku me Ministrinë e Transportit, e udhëheqin procesin”, tha Sinisha Ivanovski.
Hekurudha për në Bullgari, pas 30 viteve, është ende e bllokuar. Ivanovski nuk tha nëse dhe kur do të përfundojë. Ajo që dihet është se rreth 800 milionë euro do të paguhen për tre pjesët e projektit.
“Atë që unë e bëj për momentin atje ku ka ndërtime jocilësore, unë kërkojë që t’i shembin. Le të kushtojë sa do të kushtojë, le t’i shembin”, deklaroi Ivanovski.
“Ka shumë kabllo përreth binarëve. Ata që vjedhin gërmojnë nga një metër nën tokë dhe nga 8-9 kabllo, e marrin pikërisht atë që është nën tension elektrik. Si e dinë se nuk është? Si e dinë? Andaj po e them se është krim i organizuar”, tha ai.



