LajmeMaqedoniTopLajm

Ivanovska beson se hetimi për spitalin e djegur në Tetovë do të jetë profesional

Kryetarja e Komisioni Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska beson se hetimi për spitalin e djegur modular në Tetovë do të jetë profesional.

Ajo thotë se për momentin Komisioni Anti-korruspion nuk ka hapësirë që të përfshihet në hetim, për shkak se rolin kryesor në këtë çështje e ka Prokuroria Publike.

“Institucionet po verpojnë. Më e rëndësishme është veprimi i Prokurorisë Publike. Sot e pamë se u kontaktuan edhe arkitektë dhe inzhinierë. Sekush do ta thotë ekspertizën e vet. Shpresoj se hetimi do të jetë profesonal”, tha Ivanovska.

Sipas saj, hetuesit duhet t’i vërtetojnë arsyet sa i përket furnizimit publik, ndërsa PTHP duhet të veprojë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close