
Atmosfera e zjarrtë e Kupës së Botës 2026 ka pushtuar edhe Los Angeles, teksa një nga figurat më të njohura të tribunave, Ivana Knooll, ka rrëmbyer sërish vëmendjen.
Modelja dhe DJ kroate, e cila numëron afro 3 milionë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”, u shfaq në “FIFA Fan Festival”, ku po ndiqej ndeshja mes Brazil dhe Marokut.
E veshur me stilin e saj karakteristik dhe plot energji, Ivana u bë menjëherë një nga personazhet më të fotografuara të eventit.
Pamjet e publikuara prej saj në rrjetet sociale kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente, ndërsa fansat nuk kanë kursyer komplimentet për paraqitjen e saj.
Ajo mbetet shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan vazhdimisht foto dhe video nga udhëtimet, aktivitetet si DJ dhe pasioni i saj për futbollin.










