BotaLajme

Italia goditet nga përmbytjet, 4 viktima

Këto janë pasojat e përmbytjeve katastrofike që solli një valë e motit të keq në Italinë qendrore dhe Veriore. E goditur më rëndë është rajoni i Emilia Romanjës, ku deri më tani përllogariten 4 viktima dhe disa të zhdukur.

2 prej viktimave u gjetën në zonën e plazhit në Çezena, ndërsa 2 të tjerë në Ravena. Në dy raste, trupat u gjetën në katet e para të banesave të përmbytura, ndërsa rastet e tjera në automjetet e gjendura papritur mes valës së ujërave që vërshuan.

14 lumenj të mëdhenj dolën nga shtrati në rajonin e Emilia Romanjës. Banorët thanë se ujërat vërshuan aq shpejtë sa për pak minuta mbushën katet e para. Vërshimet mbërritën deri në qendër të Bolonjës.

Jo vetëm në Emilia Romanja, por deri në Marke në veri të Italisë, përmbytjet detyruan autoritetet të evakuojnë të paktën 5 mijë banorë.

Tv Klan

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close