BotaLajme

Itali, kryeministri Conte do të japë dorëheqje dhe do të përpiqet të formojë qeveri të re

Kryeministri italian Giuseppe Conte nesër do të japë dorëheqjen, me shpresën se do të marrë mandat nga presidenti për formimin e një qeverie të re. Mosarritja për ta bërë këtë mund ta çojë në zgjedhje të reja Italinë.

“Conte nesër në mëngjes do t’i informojë ministrat e tij se synon të japë dorëheqjen, pas së cilës ai do të takohet me Presidentin Sergio Matarella,” tha kabineti i Contes, i cili është përballur me kritika për trajtimin e pandemisë së koronavirusit, e cila ka marrë 85,000 jetë në Itali.

Conte, i cili është kryeministër që nga viti 2018, mbijetoi një votë mosbesimi në parlament javën e kaluar, pas rrëzimit të qeverisë së ish-kryeministrit Matteo Renzi.

Ndryshe, në mesin e këtij muaji Italia u zhyt në krizë politike pasi ish-Kryeministri Matteo Renzi u tërhoq nga koalicioni qeverisës, duke rrezikuar rënien e Qeverisë në mes të pandemisë kaotike të koronavirusit.

Renzi njoftoi dorëheqjen e dy ministrave të kabinetit dhe një ministri të vogël nga partia e tij Italia Viva të mërkurën, një ndarje kjo që privon Kryeministrin Giuseppe Conte nga shumica e tij parlamentare.

Tensionet midis dy burrështetasve ishin rritur për javë të tëra rreth trajtimit të shpërthimit të COVID-19 që ka marrë rreth 85,000 jetë në Itali.

Ata erdhën në krye të planeve për të shpenzuar më shumë se 200 miliardë euro në fondet e rimëkëmbjes së Bashkimit Evropian, për të cilat Renzi paralajmëroi se rrezikohej të shkonin dëm.

Renzi kishte kërcënuar prej kohësh se do ta linte qeverinë pikërisht për këtë çështje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close