BotaLajme

Ish-presidenti i Brazilit, Bolsonaro dënohet me 27 vjet burg

Këshilli Gjyqësor i Gjykatës së Lartë të Brazilit mbrëmë e dënoi ish-presidentin Jair Bolsonaro me 27 vjet e tre muaj burg për komplot me qëllim organizimin e një grushti shteti, në përpjekje për të qëndruar në pushtet pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2022.

Nga pesë gjyqtarët e Gjykatës Supreme, tre votuan për shpalljen e tij fajtor, duke vlerësuar se 70-vjeçari Bolsonaro kishte udhëhequr komplotin kundër rivalit të tij politik, presidentit aktual Luiz Inácio Lula da Silva.

Sipas aktgjykimit, edhe pse komploti nuk arriti të sigurojë mbështetje të mjaftueshme ushtarake, ai kulmoi me sulmin e dhunshëm të mbështetësve të Bolsonaros ndaj institucioneve shtetërore më 8 janar 2023.

Vendimin vendimtar e dha gjyqtarja Cármen Lúcia, e cila e shpalli Bolsonaron fajtor për të gjitha pesë pikat e aktakuzës, përfshirë tentativën për grusht shteti dhe udhëheqjen e një organizate të armatosur kriminale.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close