LajmeRajonTopLajm

Ish-presidenti: Fjalën kryesore e kishte bashkësia ndërkombëtare në Kosovë!

Ish-presidenti Hashim Thaçi në fjalimin në Hagë ka goditur Prokurorinë e Specializuar për pretendimet e tyre ndaj katërshes së UÇK-së për pushtet e kontroll, raporton Klankosova.tv

Thaçi foli për bashkësinë ndërkombëtare, koordinimin me ta dhe situatën në Kosovë pas luftës, transmeton Klankosova.tv

“Si mund të pretendojë dikush se qëllimi ishte marrja e kontrollit, kur ne pranuam që bashkësia ndërkombëtare ta kishte fjalën kryesore në Kosovë, pastaj UCK t’i dorëzonte armët NATO-s.” – tha Thaçi.

Thaçi, njeriu që 18 vjet më parë lexoi fjalimin për aktin historik të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, po qëndron përballë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë (DhSK), për të mbrojtur me një fjalim të fuqishëm luftën e drejtë dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Related Articles

Back to top button
Close
Close