LajmeMaqedoniTopLajm

Ish deputeti i PDSh-së, Bekim Qoku do të kandidoj individualisht por natyrisht ka kohë

Pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që nuk qëndron pas LEN dhe se LVV nuk mer pjesë në zgjedhjet e 8 Majit pasi si parti nuk jemi të regjistruar në Maqedoninë e Veriut dhe as nuk marim pjesë në lista zgjedhore ka bërë të reagoj edhe ish deputetin e PDSH-së, Bekim Qoku i cili është edhe këshilltarë i kryeministrit Albin Kurti duke shënuar se ne kemi shumë aktivistë e simpatizantë tanë në Maqedoni të Veriut, të cilët do të mund të jenë të përfshirë në zgjedhje sipas vullnetit të tyre në listat që do të garojnë, por natyrisht ka kohë për këtë, shkruan Top24

Ndryshe Bekim Qoku ishte ekspozuar me përfaqësuesit e LEN-it si përaqësues i LVV dhe si i tillë ai zotohej se LVV do të ketë njerzit e saj në listat zgjedhore. Tani për tani ende nuk dihen arsyet se pse Qoku ndryshoi mendim dhe pse tani ngrit pikëpyetje për përfshirjen e mundëshme të tij në listën e LEN-it për deputet.Top24

Postimi i Bekim Qoku-t:

Zyrtarisht e legalisht si Lëvizje VETËVENDOSJE! (LVV) ende nuk jemi të regjistruar në Maqedoni të Veriut, ashtu siç e tha Kryeministri i Kosovës e Kryetari i LVV Albin Kurti, pra, nuk është situata si në Shqipëri. Por, ne kemi shumë aktivistë e simpatizantë tanë në Maqedoni të Veriut, të cilët do të mund të jenë të përfshirë në zgjedhje sipas vullnetit të tyre në listat që do të garojnë. Natyrisht, ka ende kohë për këtë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close