LajmeRajon

Ish-deputeti i LV-së: Kurti po e ndien rrezikun se qytetarët s’kanë me e votuar

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka thënë se partia e Albin Kurtit po e ndien se nuk e ka përkrahjen e duhur të qytetarëve të Kosovës dhe mërgatës.

Ai ka vlerësuar se për këtë arsyeje Kurti po e keqpërdoru buxhetin e shtetit duke shpërndarë miliona eurove në prag të fushatës.

Sipas tij, diaspora nuk mund të manipulohet nga partitë politike.

“Diaspora nuk është e asnjë partie dhe nuk mundet me u manipuluar e madje diaspora i sheh nga një kënd tjetër se sa ne këtu, por mënyra se si po i menaxhon qeveria paratë, e kam përshtypjen se po e ndien rrezikun se qytetarët s’kanë me i votuar dhe tash po mundohen në mënyra të ndryshme me i stimuluar në favor të interesit partiak. Kjo nuk është e rastësishme dhe po të i dilnin votat LV-së siç po pretendon nuk do i bënte këto”, ka deklaruar Humolli për “FrontOnline”.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close