Lajme
Ish anëtari i Alternativës në Kumanovë, Mesut Bajrami shpall kandidaturën për këshilltar si i pavarur

Të nderuar miq, shokë dhe dashamirë,
Duke parë gjendjen aktuale politike dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve të Kumanovës, unë, Mesut Bajrami, dua t’ju njoftoj se sot shpall kandidaturën time për këshilltar komunal në Kumanovë, si kandidat i pavarur.
Synimi im është t’u shërbej qytetarëve shqiptarë me të gjitha kapacitetet e mia intelektuale, politike dhe humane.
Njëkohësisht, kërkoj përkrahjen tuaj me votë, për të më dhënë mundësinë që t’ua kthej besimin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Me respekt për të gjithë ju! Ju meritoni më shumë.



