
Isen Shabani kryetari i komunës së Vrapçishtit, ka uruar të gjithë bashkëqytetarët shqiptarë për ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe 22 Nëntorin duke shkruar se kjo ditë është një nga ditët më të rëndësishme të kombit tonë. Ta ruajmë dhe ta zhvillojmë këtë gjuhë të shenjtë, pasi është amanet nga të parët dhe obligim ta përcjellim tek brezat që vijnë pas nesh, shkruan Top24



