
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar ditën e alfabetit duke e cilësuar këtë ditë si momanti kur gjuhën tonë të lashtë duhet ta kultivojmë dhe ta promovojmë, të bëhemi bashkë dhe të vihemi në ballë të përpjekjeve për ta mbrojtë nga sulmet e përditshme. Deri dje punonim që ta avansojmë përdorimin e gjuhës tonë, ndërsa sot jemi vënë në pozitë për ta mbrojtur atë që e kemi arrirë, shkruan Top24
Postimi i Ali Ahmeti:
Për mua sot është dita e gjuhës shqipe, jo vetëm e dita e alfabetit të gjuhës sonë të shenjtë dhe e kongresit të Manastirit.
Gjuhën tonë të lashtë duhet ta kultivojmë dhe ta promovojmë, të bëhemi bashkë dhe të vihemi në ballë të përpjekjeve për ta mbrojtë nga sulmet e përditshme.
Deri dje punonim që ta avansojmë përdorimin e gjuhës tonë, ndërsa sot jemi vënë në pozitë për ta mbrojtur atë që e kemi arrirë.
Çështja kombëtare, gjuha, flamuri, bashkimi e integrimi, kërkojnë përkushtim nga burra e gra idealistë e misionarë!
Unë sot jam në Zvicër, pranë mërgimtarëve tanë, të shënojmë bashkë festat e nëntorit shqiptar dhe të vihemi edhe një herë bashkë në ballë të proceseve kombëtare, për ta mbrojtë atë që e kemi arrirë bashkë dhe për të ecur përpara.
Urime 22 nëntorin, ditën e afabetit të gjuhës shqipe!




