
Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani përmes një postimi ka kujtuar 558 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtare Gjergj Kastrioti Skenderbeu duke shënuar se simbol i qëndresës dhe dinjitetit kombëtar, trashëgimia e të cilit mbetet frymëzim i përhershëm për kombin shqiptar, shkruan Top24
Sot përkujtojmë 558-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, simbol i qëndresës dhe dinjitetit kombëtar, trashëgimia e të cilit mbetet frymëzim i përhershëm për kombin shqiptar.
Po ashtu, kujtojmë Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën, të cilët 44 vite më parë sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës dhe të drejtat e shqiptarëve.
Lavdi e përjetshme për të gjithë ata që ranë për atdheun!



