LajmeMaqedoni

Isen Shabani, salla e sportit në Vrapçisht fjalë e dhënë premtim i mbajtur

Komuna e Vrapçishtit ka filluar me punimet për ndërtimin e një salle sportive në shkollën fillore komunale të Vrapçishtit, këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani.
Sipas Shabanit, kjo sallë do të ndërtohet në sipërfaqe prej 685m katrorë dhe do të jetë shumëfunksionale.
Shabani përmes disa fotografive ka paraqitur formën se si do të duket kjo sallë sportive për Vrapçishtin.
Të nderuar banorë të Vrapçishtit,
Sot fillojmë me projektin “Ndërtimi i Sallës Sportive” në Shkollën Fillore Vrapçisht.
Në bazë të projektit, salla sportive do të ketë sipërfaqe prej 684 metër katror dhe do të jetë shumëfunksionale. Ju njoftojmë se do të punohet me të gjitha kapacitetet në mënyrë që të jetë gati për fillimin e vitit të ri shkollor dhe të fillojë të ju shërbejë nxënësve të shkollës.
Me respekt,
Komuna e Vrapçishtit dhe kryetari z. Isen Shabani

Related Articles

Back to top button
Close
Close