LajmeMaqedoniTopLajm

HOTAM: Sektori i turizmit kërkon të vendoset në listën e vaksinimit me prioritet

Punëtorët e hotelierisë dhe gastronomisë në vend të jenë ndër të parët që do të vaksinohen kundër Kovid-19. Kjo u kërkua nga përfaqësuesit e Shoqatës së Hoteleve të Maqedonisë në takimin me Agjencinë për Mbështetje dhe Promovim të Turizmit. Nga HOTAM thonë se nëse duam mysafirë vendas dhe të huaj, ata duhet të jenë të sigurt se do të akomodohen dhe shërbehen nga stafi i sigurt. Në vendin tonë ka 15,000 deri në 20,000 punëtorë gastronomik dhe të turizmit.

“Nëse kjo nuk bëhet, nuk do të kemi destinacion të sigurt. Vizitori nuk do ta ndiejë atë siguri, kur duhet të udhëtojë, dhe kur do të duhet të vendosë nëse të udhëtojë për në Maqedoni”, tha Kërste Blazheski-Kryetar i HOTAM
“Është prioritet që në vitin 2021 të krijohen kushte për zona të gjelbërta edhe me Holandën. Këtu janë operatorët e mëdhenj turistikë, që ne do të përpiqemi t’i sjellim në kushte të caktuara, ndoshta jo në një numër aq të madh”, u shpreh Ljupço Janevski – Drejtor i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit.
Por, mbi të gjitha, hotelierët dhe gastronomët duan që vaksinimi në vend të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ky është parakushti kryesor që të mund të fillojmë fushatë jashtë vendit, ku Maqedonia mysafirëve potencial do t’u ofrohet si një destinacion i sigurt udhëtimi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close