LajmeMaqedoni

Isen Shabani në Tiranë pritet nga sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani po qëndron në një vizitë zyrtare në Tiranë ku po shoqëron kryetarin e ASH-së, Arben Taravarin. Gjatë ditës së sotme Shabani ka takuar sekretarin e përgjithshëm të Partisë Socialiste Blendi Klosi të cilin e uroj për fitoren e madhe të kësaj partie në zgjedhjet e fundit duke siguruar qeverisjen e katërt të Shqipërisë, shkruan Top24

Sot, në një ditë të bukur në Tiranë, së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, dhe kryesinë e partisë, patëm një takim me sekretarin e përgjithshëm të PS-së, z. Blendi Klosi, dhe me sekretaren për marrëdhënie me jashtë, znj. Romina Kuko.

Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimeve që shërbejnë interesave dhe aspiratave të qytetarëve tanë. Takime të tilla janë pjesë e përpjekjeve për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për shqiptarët kudo që ndodhen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close