
Kryetari i komunës së Vrapçishtit Isen Shabani, ka qëndruar sot në fshatin Kalisht në përurimin e e kompleksit memorial “SHESHI DËSHMORËVE”, ku ka theksuar se ky memorial është kontribut i Këshillit për ndërtimin e kompleksit memorial dhe i gjithë banorëve të fshatit Kalisht, aktivistëve dhe veprimtarëve të tjerë, shkruan Top24
Sot, pata nderin të marrë pjesë në evenimentin që u organizua në fshatin Kalisht me rastin e përurimit të kompleksit memorial “SHESHI I DËSHMORËVE”.
Ky kompleks memorial është kontribut i Këshillit për ndërtimin e kompleksit memorial “SHESHI DËSHMORËVE”, dhe i gjithë banorëve të fshatit Kalisht, aktivistëve dhe veprimtarëve të tjerë.
Lavdia u takon të rënëve për liri, respekti çlirimtarëve!



