
Kandidati për kryetar komune nga AKI për komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani ka ndarë pamje nga ndërtimi i sistemit të ri të ujësjellësit fshatit Vrapçisht ku po punohet me një intensitet të lartë. Projekti përfshin burim të ri, rrjet modern dhe ndërtimin e rezervuarit me kapacitet 500 m³, i cili aktualisht është në proces realizimi, shkruan Top24
Punimet për ndërtimin e sistemit të ri të ujësjellësit në fshatin Vrapçisht po zhvillohen me ritëm të lartë. Projekti përfshin burim të ri, rrjet modern dhe ndërtimin e rezervuarit me kapacitet 500 m³, i cili aktualisht është në proces realizimi.
Ky investim i rëndësishëm do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm dhe cilësi më të lartë të ujit për banorët, si zgjidhje afatgjatë për nevojat e fshatit.



