
Kryetari i ri i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani një ditë pas zgjedhjeve dhe pas fitores bindëse u është drejtuar me një falenderim të gjithë qytetarëve duke e vlerësuar fitoren e tij si një fitore e përbashkët e qytetarëve të Vrapçishtit, shkruan Top24
Të dashur qytetarë,
Kjo fitore është shprehje e qartë e besimit tuaj dhe rezultat i angazhimit të palodhur të secilit qytetar, aktivisti dhe bashkëpunëtori që kontribuoi me zemër, punë dhe përkushtim në këtë rrugëtim të përbashkët.
Ju falënderoj sinqerisht për mbështetjen, energjinë dhe besimin që na dhatë çdo ditë të fushatës.
Çdo votë, çdo fjalë inkurajuese dhe çdo angazhim qytetar ishte forca që e bënë të mundur këtë fitore.
Kjo është një fitore e përbashkët.
Një fitore e qytetarëve.
Një përgjegjësi e madhe për të ardhmen.
Faleminderit nga zemra për besimin tuaj.



