BotaLajme

Irani thotë se do të mbrojë Ngushticën e Hormuzit me “forcë të plotë”

Irani ka paralajmëruar sulme ndaj çdo “ushtrie të huaj” që do të përpiqet të hyjë në Ngushticën e Hormuzit.

GjeneralMajor, Ali Abdollahi, komandanti i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya të Iranit, ka deklaruar se Teherani do të mbrojë sigurinë e ngushticës “me forcë të plotë”.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi SHBA-ja u zotua t’i nxjerrë anijet e bllokuara në Ngushticën e Hormuzit, raporton CNN.

“Ne e ruajmë dhe e menaxhojmë fuqishëm sigurinë e Ngushticës së Hormuzit me forcë të plotë dhe u njoftojmë të gjitha anijeve tregtare dhe cisternave të naftës të përmbahen nga çdo tranzit pa koordinim me forcat e armatosura të stacionuara në Ngushticën e Hormuzit në mënyrë që siguria e tyre të mos rrezikohet”, ka thënë Abdollahi.

Ai ka thënë se rruga ujore është nën kontrollin e forcave të armatosura të Iranit dhe çdo veprim ndryshe, sipas tij, do të sjellë ndërlikime të situatës dhe rrezikim të sigurisë së anijeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close