BotaLajme

Irani mohon negociatat me SHBA-në: Bisedimet po zhvillohen me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Irani e ka mohuar të hënën të ketë zhvilluar negociata me SHBA-në, duke deklaruar se po punonte për një marrëveshje me Omanin lidhur me një rrugë të përkohshme për transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, ka këmbëngulur se ngushtica – një rrugë ujore jetike përmes së cilës kalonte rreth një e pesta e të gjithë naftës dhe gazit natyror të tregtuar para fillimit të luftës,  do të mbetet “e mbyllur” derisa të marrin fund “shkeljet” e SHBA-së.

“Për momentin nuk po zhvillojmë negociata me Shtetet e Bashkuara. Bisedimet tona po zhvillohen me Omanin dhe përqendrohen në arritjen e një marrëveshjeje për një itinerar që do të mundësonte kalimin e sigurt të trafikut detar përmes Ngushticës së Hormuzit. Synimi ynë është të përcaktojmë, sa më shpejt të jetë e mundur dhe në konsultim e bashkëpunim me Omanin, një itinerar që natyrisht do të ishte i përkohshëm dhe që do të na mundësonte të garantonim sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.”

Deklarata e Baghaeit vjen vetëm pak orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se të hënën pasdite do të nisin bisedimet SHBA-Iran.

Njoftimi i Trumpit ka ardhur pak pasi ai kishte anuluar sulmet e reja të planifikuara ndaj Iranit, për të cilat kishte deklaruar se nuk ishin parë që pas Luftës së Dytë Botërore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close