BotaLajme

Irani i drejtohet OKB-së: Sanksionet e reja amerikane janë “terro*izëm shtetëror dhe ekonomik”

Irani i është drejtuar Kombeve të Bashkuara me një letër ku i cilëson kërcënimet e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Teheranit si një akt “terrorizmi shtetëror dhe ekonomik”.

Letra është publikuar nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në Telegram dhe është transmetuar nga agjencitë iraniane të lajmeve. Ajo i drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, Këshillit të Sigurimit dhe shteteve anëtare.

Sipas Araghchit, SHBA-ja nuk ka arritur objektivat e saj ndaj Iranit dhe tani po përpiqet të pengojë transaksionet e ligjshme ekonomike të vendit me shtetet e tjera.

Ministri iranian pretendon se masat amerikane do të dëmtojnë drejtpërdrejt popullsinë civile, duke kufizuar aksesin në ushqime, ilaçe, pajisje mjekësore, energji dhe mallra të tjera thelbësore.

Araghchi i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit dhe vendeve anëtare të OKB-së të dënojnë dhe refuzojnë “masat shtrënguese unilaterale dhe sanksionet dytësore”.

Ai gjithashtu u ka kërkuar qeverive të mos zbatojnë vendimet e Uashingtonit dhe SHBA-së të ndalojë presionin ndaj vendeve të treta për të ndërprerë marrëdhëniet tregtare me Iranin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close