LajmeSport

E pëlqen Bayerni, por klubi anglez kërkon shumën marramendëse për të lënë të lirë trajnerin

Oliver Glasner është një nga trajnerët që po merr më shumë lëvdata në Premier League. Gjerman ka ndryshuar fytyrën e Crystal Palace që në momentin kur mori drejtimin e kësaj skuadre, duke çuar lojtarë si Michael Olise, Eberechi Eze dhe Jean-Philippe Mateta në një nivel tjetër.

Në 12 ndeshje në total në Premier League nën drejtimin e Glasner “shqiponjat” kanë marre 6 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje.

Spikatin sukseset me Liverpoolin (0-1), West Hamin (5-2) dhe më e fundit kundër Manchester United (4-0). Kjo është arsyeja pse puna e tij e mirë në “Selhurst Park” ka zgjuar interesin e klubeve përtej Ishujve Britanikë.

Gazeta gjermane “Bild” raporton se Bayerni, tashmë në kërkim të një zëvendësuesi për Thomas Tuchel, i cili do të largohet nga “Allianz Arena” në fund të sezonit, ka pyetur Crystal Palace për situatën e trajnerit të saj të ri. Skuadra e Mynihut, sipas medias në fjalë, ka ofruar rreth 18 milionë euro për Oliver Glasner, por kanë hasur në rezistencën e fortë të bashkëpronarit Steve Parish, i cili ka kërkuar 86 milionë paundë, pra rreth 100 milionë euro, për ish-trajnerin e Eintrachtit të Frankfurtit. Glasner nënshkroi me Palace deri në vitin 2026.

Siç theksojnë nga jugu i Anglisë, nuk kanë asnjë interes që të lënë Oliver Glasner të largohet në mes të rindërtimit të projektit, edhe pse ai vetën nuk do ta refuzonte detyrën e trajnerit të Bayernit.

Pas “jo”-së së emrave të tillë si Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Ralf Rangnick për të marrë stolin në “Allianz Arena”, Bayern ndeshet edhe me këtë rast: me klauzolën e shtrenjtë të vendosur nga bordi i “shqiponjave”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close