
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) beson se deri në momentin që do të nisin Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të jenë vaksinuar 60% e sportistëve pjesëmarrës. Bëhet fjalë për sportistët që do të mbërrijnë në Japoni deri më 32 korrik, kur nis Olimpiada. Mjaft vende, nga Amerika deri në Korenë e Jugut, kanë nisur me kohë të japin vaksinën për sportistët që do të shkojnë në këte event olimpik. IOC mendon se më shumë se gjysma e 200 vendeve pjesëmarrëse do të vaksinohen deri në korrik. Pavarësisht kësaj, të gjithë sportistët do të zbatojnë masa të rrepta anti-Covid gjatë Olimpiadës, duke mos u lejuar të lënë Fshatin Olimpik. Në rast se në Fshatin Olimpik do të ketë një përhapje të madhe të virusit, atëherë Olimpiada mund të pezullohet.



