LajmeMaqedoni

Investime të reja në Bogovinë, ndërtohet një rrugë që lidhë dy pjesët e fshatit në Bogovinë

Komuna e Bogovinës ka përfunduar edhe një investim kapital në infrastruktutën rrugore të fshatit Bogovinë, shkruan Top24.
Së fundmi është asfaltuar rruga që lidh dy pjesët e fshatit nga vendi i quajtur ura e “Haxhisë” deri në pjesën e sipërme të fshatit respektivisht qendra e vjetër.
“Është premtim i realizuar, komuna ka shumë pjesë për investime urgjente andaj unë dhe ekipi im po mundohemi ti ndajmë në më prioritetet nëse mund ti ndajmë sepse gjithkund ka shumë nevoja. Kjo pjesë e rrugës është arterie kryesore e fshatit dhe si e tillë do të lehtësoj qarkullimin dhe ofrimin e shërbimeve për banorët”, tha Besnik Emshiu përjellë Top24.
Banorët e komunës së Bogovinës meritojnë një infrastrukturë të mirëfilltë, andaj deri në fund të mandatit secila rrugë dhe rrugicë do të duket e mirë rregulluar si duhet.🚧 shtoi ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close