LajmeMaqedoni

Fatmir Sabriu BDI propagandë populiste për të varfëruar shqiptarët

Ish kandidari për kryetar komune nga radhët e Lëvizjes Besa në Bogovinë, Fatmir Sabriu ka vazhduar me akuza ndaj masave ekonomike që ka ndërmarë Misnistria e Ekonomisë, shkruan Top24.

Sabriu përmes një postimi në profilin etij në FB ka shkruar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut vazhdon të fut vendin në krizë të thellë ekonomike duke çuar kështu popullatën në varfëri të skajshme kurse oligarkët duke u pasuruar.e gjithë kjo sipas tij është një propaganda populiste e BDI-së për të varfëruar shqiptarët.

Sabriu më tej pyet publikisht ministrin Bekteshi, ministrin e BDI-së, si do ruani stabilitetin ekonomik në një vend ku nuk ka ekonomi, apo do vazhdoni të rrisni çmimet e produkteve bazë ushqimore dhe derivateve të naftës.

Postimi i plotë i Fatmir Sabriut.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vazhdon të fut vendin në krizë të thellë ekonomike duke çuar kështu popullatën në varfëri të skajshme kurse oligarkët duke u pasuruar. Në një vend të vogël ku tregu është mjaft i limituar ne për çdo vit kemi me dhjetëra milioner. Po vallë kush i krijon këta, kush i mbështet, cila është rruga e tyre e shumë pyetje tjera mbesin pa përgjigje. Shteti hesht, çmimet nuk heshtin, varfëria troket. E gjithë kjo vjen si rezultat i paaftësisë së BDI-së e cila drejton dikasteret më të rëndësishme ekonomike, mungesës së një strategjie të mirëfilltë zhvillimore dhe shkallës së lartë të krimit dhe korrupsionit. Për të qenë ironia më e madhe ministri i financave Fatmir Besimi, vazhdon të tallet me qytetarët në ditën e fillimit të debatit për rishikimin e buxhetit. Ai thotë se “Rishikimi i buxhetit ka për qëllim përkrahjen e ekonomisë dhe qytetarëve, por njëkohësisht edhe ruajtjen e stabilitetit makroekonomik”. Me këtë ai nuk përkrah ekonominë, por e shkatërron atë, nuk përkrah qytetarët me masat e publikuara por përkrah grupin e oligarkëve të cilët drejtojnë kompanitë që kishin regjistruar miliona euro fitime vitin e shkuar.
Masat ekonomike në Maqedoninë e Veriut, gjithmonë në kohë krize kanë pasur për qëllim pasurimin e një grupi të ngushtë oligarko-politik dhe bizneset që kontrollohen nga njerëz të afërt me pushtetin. Publikisht pyesim ministrin e BDI-së, do ruani stabilitetin ekonomik në një vend ku nuk ka ekonomi, apo do vazhdoni të rrisni çmimet e produkteve bazë ushqimore dhe derivateve të naftës. Vetëm pak minuta pas fillimit të debatit për rishikimin e buxhetit çmimet e derivateve të naftës shënuar rritjen më të lartë dhe e gjitha kjo për të përfituar shteti nga akcizat dhe për të varfëruar qytetarët të cilët tashmë nuk kanë nga t’ia mbajnë. Po në të njëjtën ditë masa tjetër vjen në kohën kur çmimi i qumështit shënon shifrën rekord 83 denar, kurse ministri tjetër pohon se duhet të denonconi. Shtrohet pyetja kush e kontrollon shitjen e qumështit, kush e kontrollon tregun dhe kush qëndron pas këtyre çmimeve sepse shteti nuk merr masa? Një gjë është e sigurt se pas kësaj qëndrojnë oligarkët e BDI-së dhe të LSDM-së të cilët fillimisht risin çmimet në 70 përqind për të ulur pastaj vetëm me 5 për qind dhe kështu mblidhen miliona euro në kurriz të qytetarëve.
Politikat ekonomike të kësaj qeveria vazhdojnë të godasin punëtorin. Në rishikimin e buxhetit nuk parashihet rritje e pagave për të punësuarit në administratë edhe pse ishte premtuar në fillim, nuk ka mjete për projekte serioze shqiptare, por vetëm para për aventura klienteliste do ti quaja kështu. Investimet kapitale të deklaruara nga ministri Besimi nuk janë gjë tjetër përpos një reklamë tashmë të njohur të kësaj garniture. Arsyetimi me krizën e Ukrainës nuk ka të bëjë fare me gjendjen në vend, sepse në bursat botërore çmimet e naftës dhe të grurit ditëve të fundit nuk kanë lëvizur fare dhe kjo fare mirë mund të shihet. Sa më shpejt të ik kjo qeveri aq më mirë për qytetarët të cilëve u ka ngelur pak shpresë, në të kundërtën do të zhytemi në varfëri nga e cila nuk do të mund të dalim as në 20 vitet e ardhshme. Milionerët krijohen në kohë krize, në kohën kur populli s’di ka të shkojë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close