LajmeSport

​Interi dhe Dybala po i diskutojnë detajet e marrëveshjes

Interi dhe Paulo Dybala kanë zhvilluar sot takimin e tyre të parë zyrtar dhe ende nuk kanë rënë dakord për kushtet personale, por bisedimet do të vazhdojnë në një atmosferë pozitive, duke konfirmuar se ky është destinacioni i tij i preferuar.

“Nerazzurrët” kanë qenë prej kohësh të interesuar për argjentinasin, i cili është lojtar i lirë pas largimit nga Juventusi këtë verë.

Ata u takuan pasditen e sotme me agjentin Jorge Antun dhe disa ndërmjetës që hynë në selinë e Interit në Milano.

Sipas “Sky Sport Italia”, oferta e parë zyrtare është një kontratë katërvjeçare me vlerë 6 milionë euro në sezon plus bonuse.

Kërkesa nga Dybala dhe agjentët e tij është 8 milionë euro plus bonuse, por të dyja palët janë të gatshme të bëjnë një hap tjetër drejt njëra-tjetrës dhe të arrijnë një marrëveshje.

Kjo konfirmon se Interi është favorit për Dybalan, shumë përpara alternativave si Roma, Arsenali, Manchester United apo Tottenham Hotspur.

Takime të tjera priten në ditët në vijim, por procesi i sjelljes së Dybala në Inter si lojtar i lirë tashmë është në rrugën e drejtë..

Të pranishëm në takim ishin edhe drejtori Beppe Marotta dhe nënkryetari i Interit, Javier Zanetti

Related Articles

Back to top button
Close
Close