LajmeSport

E thotë miku i tij, Suarez do transferohet te Fiorentina

Pas largimit nga Atletico Madrid që do ndodh më 30 qershor,kur skadon edhe kontrata, Luis Suarez është ende në kërkim të një ekipi të ri.

Në orët e fundit raportohet se uruguajani ka disa mundësi ku mund të luajë në të ardhmen si Fiorentina në Itali dhe në disa klube të ndryshme spanjolle dhe amerikano-jugore, por ende nuk ka marrë një vendim.

Një nga miqtë e Suarez, Sebastian Abreu, tha sulmuesi duhet të luajë në një ligë ku ka shumë konkurrencë.

“Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Luisin dhe për këtë arsye ai më ndaloi të flas për të. Ai më kërcënoi (qesh). Ai duhet të luajë në një ligë ku ka shumë lojtarë konkurrues, krahasuar me ata që do të përballet në Kupën e Botës.”-tha Abreu.

Related Articles

Back to top button
Close
Close