LajmeMaqedoniTopLajm

Interesim i jashtëzakonshëm në ditën e hapur të QRAPT “Mosha Pijade” në Tetovë

Sot në shkollën e mesme QRAPT “Mosha Pijade” në Tetovë u organizua Dita e Hapur, kjo ditë tërhoqi numër të madh nxënësish nga shkollat fillore të qytetit dhe rrethinës. Atmosfera ishte mbresëlënëse, plot energji, dhe interesim të madh për drejtimet dhe mundësitë që ofron kjo shkollë.

Në oborr kishte tenda të organizuara nga profilet dhe drejtimet profesionale, ku nxënësit patën mundësi të njihen nga afër me aktivitetet praktike, projektet kreative dhe sukseset e nxënësve të  shkollës “Mosha Pijade”.

Interesimi i madh tregoi edhe një herë besimin që nxënësit dhe prindërit kanë ndaj QRAPT “Mosha Pijade”, si një ndër shkollat më të mira për arsim cilësor dhe përgatitje profesionale për të ardhmen.

“Mosha Pijade” vazhdon të mbetet zgjedhja ideale për të rinjtë që duan dije, profesion dhe sukses!

Related Articles

Back to top button
Close
Close