
Derbi i Milanos që do të luhet në mbrëmjen e kësaj të diele mund të hyjë në histori pa nisur ende. Kjo sfidë pritet të regjistrojë të ardhurat më të larta në të gjithë historinë e Serie A duke kaluar për herë të parë kuotën e 8 milionë eurove të ardhura.
Një rekord ekonomik që vjen në agimin e një epoke të re pasurore për të dy klubet. Përsa iu përket tifozerive, nuk do të jenë koreografitë e zakonshme në të dy sektorët.
Tifozët e Sektorit Verior do të mblidhen pas parrllës ‘Unaza e dytë e gjelbër e Milanos’ pa iu bërë kërkesë autoriteteve për skenografi komplekse. Në Sektorin Jugor parashikohen ca kartona kuqezi dhe asgjë teatrale. Ajo që do të bëjë më speciale atmosferën do të jetë një koreografi ‘zyrtare’ e organizuara drejtpërdrejt nga Interi që do të përfshijë unazën e Parë dhe të Dytë Portokalli



