LajmeSport

Inter Miami fiton edhe pa Messin, De Paul shënon golin e parë me ekipin amerikan

Skuadra e Inter Miamit ka arritur një fitore 3-1 ndaj UNAM Pumas, në ndeshjen e League Cup, raundi i tretë.

Gol në këtë ndeshje shënoi edhe mesfushori argjentinas, Rodrigo de Paul.

Argjentinasi realizoi një gol të bukur në minutën e 45-të, pas një asisti nga Luis Suarez.

Në pjesën e dytë, Suarez shënoi një gol nga penalltia, kurse Allende shënoi për 3-1.

Kujtojmë që Inter Miami luajti pa Lionel Messin, i cili ishte në tribunë për shkak të një dëmtimi që pësoi në ndeshjen e kaluar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close