LajmeMaqedoniTopLajm

Integrimi i vendit, Mickoski: Pa garanca, dëshpërojmë qytetarët

Kryeministri Mickoski mbetet në parimin se pa garanca evropiane nuk do të mund të vihen në jetë ndryshimet kushtetuese, sepse vendi ynë, sipas tij, ka kaluar faza, reforma që së fundmi nuk kemi marrë shpërblimin e duhur apo është jemi përballur me kushte shtesë. Kjo, sipas shefit të Qeverisë, thënë në TVM1, dëshpëron qytetarët, ndaj kërkojnë një garanci të tillë për hapërim të mëtutjeshëm në BE. Nga fqinji lindor kërkon avancim të komunitetit maqedonas atje dhe respektim të së drejtës ndërkombëtare.

“Ata thonë: Ne nuk do të lejojmë veto të ardhme, nuk do të lejojmë kushtëzime tjera bilaterale, ne e njohim identitetin tuaj, gjuhën… nëse është kështu, ju lutemi si përfundim miratojeni këtë që ne të mund të dalim para qytetarëve dhe të themi: Njerëz, a duam në BE? Duam. A kemi kërkuar nga BE-ja garanci për identitet, gjuhë se s’do të ketë veto bilaterale, dhe ja këshilli solli konkluzion të ri për ne. Shihni, nuk e solli këtë. Në anën tjetër respektojmë të drejtën ndërkombëtare.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close