
CEO i Interit, Giuseppe Marotta ka folur për GDS rreth dy ish-lojtarëve si Romelu Lukaku dhe Milan Skriniar, teksa zgjedh bardhezinjtë e Juventusit si skuadrën favorite për fitimin e Serie A.
“Lukaku është e kaluara, tek Interi askush nuk mendon më për të. Askush, e theksoj: askush.
Skriniar? Përjetova një ndjenjë të fortë zhgënjimi. Sepse kur një futbollist nuk rinovon, ai nuk del kundër drejtuesve dhe presidentit. Thjesht del kundër historisë dhe vlerave të klubit.
Milan i bëri keq Interit, jo personave në klub. Ai mund të kishte rinovuar. I bëmë disa propozime, si vendosja e një klauzole largimi që do të mbronte atë dhe interesat tona. Por refuzonte sistematikisht.
Përvoja më thotë se të planifikosh sezonin vetëm me kampionatin dhe Kupën e Italisë është një avantazh. Prandaj them se Juventusi është favorit për titullin”, deklaroi Marotta.



