
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili po kërkon një mandat të ri si udhëheqës i organit qeverisës të futbollit botëror, është përballur me shumë reagime.
Lojtari amerikan, Folarin Balogun, u lejua të luante kundër Belgjikës pavarësisht se ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e kaluar.
FIFA nuk ka dhënë ndonjë shpjegim të detajuar për vendimin, për të cilin presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pranuar se ka lobuar personalisht.
Edhe pse Infantino ka hedhur poshtë çdo ndikim politik të jashtëm, vendimi në favor të SHBA-së ngriti shumë dyshime rreth pavarësisë së FIFA-s.
Pas situatës së krijuar, është kërkuar largimi i Infantinos.
Por Infantino gëzon mbështetje të madhe nga shumë federata nacionale.
Sipas mbështetjes që ka marrë më herët, Infantino ka mbështetjen e 111 delegatëve me të drejtë vote.
Kjo do të thotë se ai ka votat e mjaftueshme për t’u rizgjedhur president i FIFA-, vitin e ardhshëm.
Invantino u rizgjodh pa kundërkandidat në vitet 2019 dhe 2023.
Në vitin 2027 mbahen zgjedhjet e reja dhe Infantino pritet të mbetet president i FIFA-s edhe për një mandat.



