LajmeMaqedoniTopLajm

Incidenti në votime, 47 vjeçari tërheq nga çanta anëtaren e Komisionit Zgjedhor

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut Toni Angellovski ka njoftuar se gjatë hapjes së qendrave të votimit deri tani është regjistruar një shkelje e rendit dhe qetësisë në Shkup.

Angellovski njoftoi se bëhet fjalë për një incident të ndodhur tek Shkolla Fillore “Petar Pop Arsov”, kur 47-vjeçari V.Sh. ka filluar një zënkë me përfaqësuesit e Këshillit zgjedhor, në një moment edhe ka tërhequr nga çanta anëtaren e këtij komisioni zgjedhor. Më pas, njoftohet se V.Sh. ka fotografuar me celular hapësirën.

Personi në fjalë është ndaluar nga policia.

Related Articles

Back to top button
Close
Close