LajmeMaqedoniTopLajm

Ilire Dauti ia plas në ftyrë Taravarit: Pse nuk flisni shqip i nderuar ministër (VIDEO)

Deputetja Ilire Dauti i ka reaguar ministrit të shëndetësisë Arben Taravari pasi i njejti në fjalën e tij iu drejtua komisionit parlamentarë në gjuhën maqedonase.

“Deputetja dauti i reagoi Taravarit duke i thënë që je ministri i parë shqiptarë që na drejtohet në gjuhën Maqedone. Dua ta informoj ministrin në qoftë se nuk është në dijeni se pikërisht është edhe kontribut i ASH-së shumë kohë më parë që ne të kemi  mundësi ta shfrytëzojmë gjuhën shqipe këtu në kuvend që ju nuk e shfrytëzuat por keni mundësi edhe si institucion si ministri e shëndetësisë. Unë nuk e kuptoj logjikën tuaj Arbeni ministër shqiptarë i shëndetësisë i drejtohet Afrimit kryetar kuvendi po ashtu shqiptarë që pastaj të dy bashkë të na drejtohen neve deputeteve shqiptare me një ligj që qëndron i varur në faqen e kuvendit vetëm në gjuhën maqedone”, tha deputetja Dauti.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close