
Pas interpelancës kundër saj, deputetja Ilire Dauti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, në një deklaratë për Televizionin Alsat ka sqaruar se si ka rrjedhur kjo procedurë, shkruan Top24.
Deklarata e plotë :
Shkarkimi im nga kryetarja e komisionit ka ndodhur kur në momentin kryetari i kuvendit Afrim Gashi nxori për votim konkluzionin e interpelancës të propozuar nga Levica, se interpelanca është e bazuar.
Tjetra pastaj që më bëjnë thirje që të vazhdoj të jemë kryetare komisioni është një goditje tjetër edhe më e madhe. Në faktë të gjithë këta të tjerët të cilët thuan para publikut që Ilire Dauti nuk është e shkarkuar dhe mund të vazhdojë që ta kryjë detyren e kryetares së komisionit, ata në fakt kërkojnë poshtrimin tim.
Ata kërkojnë që unë vazhdoj të jemë kryetare e komisionit por nën kushtet dhe diktatin e regullave të cilat i ka kërkuar Levica, e që kryetari i nxori në votim dhe ato kaluan me shumic votash.
Ndryshe i bie në qoftëse Levica do të kishte kërkuar egzekutimin e Ilire Dautit, Afrim Gashi e nxori atë konkluzë në votim dhe për të dalur se i vinka keq para syve të qytetarve votën e vet e dha kundër konkluzionit të cilën vet e propozoi.



