
Kryetari i Alternativës, Zekirja Ibrahimi sot ka pritur në takim ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja me të cilin diskutuan rreth përforcimit të marrëdhënieve tona vëllazërore me Kosovën, shkruan Top24
Sot, së bashku me Sekretarin Organizativ, Bashkim Murtezin, e mirëpritëm në takim vëllazëror ambasadorin e Kosovës, SH.T. Florian Qehaja. Diskutuam për procesin eurointegrues, përfaqësimin e denjë të shqiptarëve në ekzekutiv dhe forcimin e marrëdhënieve tona vëllazërore me Kosovën. Ritheksova përkushtimin tonë për ta mbështetur Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si garanci për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.



