
Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi përmes një postimi ka përshkruar gjenocidin në Gaza si varreza e moralit të botës, shkruan Top24
Gaza nuk është vetëm varri masiv i popullit palestinez, por edhe varreza e moralit të botës.
Aty ku tashmë janë vrarë mbi 18.000 fëmijë nga 60.000 civilët palestinezë nuk kanë dhënë shpirt vetëm kaq qenie njerëzore, por aty ka perënduar edhe morali i qytetërimit.
Autori i këtij gjenocidi nuk është më anonim – Izraeli dhe kryeministri Benjamin Netanjahu.



